Fillon ndeshja, belgët kërkojnë fitore ndaj Irlandës
Kjo ndeshje për belgët është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ata vijnë në këtë ndeshje pas disfatës kundër Italisë.

Ka filluar ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Irlandës në Matmut Atlantique, në kuadër të Grupit E në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Kjo ndeshje për belgët është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ata vijnë në këtë ndeshje pas disfatës kundër Italisë.

Belgjika kundër Irlandës kërkon tre pikëshin e parë në mënyrë që të mbetet në garë për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër në Evropianin “Francë 2016”.

Ndërkaq, Irlanda kësaj përballje i hynë pas barazimit me Suedinë. Irlandezët kanë treguar lojë mjaft të mirë kundër suedezëve, andaj belgët sot i pret një punë e madhe.
Shtuar më 18/06/2016, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori