Gazeta britanike ka një shqiptar në formacionin më të dobët (FOTO)

Pas mbylljes së fazës së parë në grupe mediat ndërkombëtare, kanë publikuar statistika për formacionin më të mirë, apo më të dobët në Europian.

“The Guardian” ka publikuar ndër të tjera një analizë me formacionin më të dobët, duke përfshirë edhe emrin e kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Për vlerësimet jo pozitve ndaj paraqitjes së tij duket se ka ndikuar kartoni i kuq që ai mori në ndeshjen e parë me Zvicrën.

“Shqipëria dhe Islanda ishin të pozicionuara shumë mirë dhe për të parën, nëse nuk do të kishin pasur Lorik Canën të përjashtuar me kartonin e kuq në pjesën e parë kundër Zvicrës, atëherë mund të ishin ende në turne”,-shkruan “The Guardian”.

Ndërsa performancën e Canës e vlerëson me notën (4.5). Por një vlerësim ndryshe bëhet ndaj Elseid Hysajt. Mbrojtësi renditet ndër më të mirët me notën 7.

Shtuar më 25/06/2016, ora 15:00
Sadi
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 15:45
Mrdt, Per Canen nuk mund te flase askush as edhe nje fjale te vogel se ai e veq ai eshte kapiteni qe i ka dhane zemer force ksaj Kombetare. Gabimet existojne dhe do existojne per here. Ska njeri Perfekt. Ky eshte Kapiteni LEGJENDAR I KOMBETARES TONE. Flm Bel.
drilon hoxha
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 15:47
hahahahhaahhahahah spo dika me ba vlersim kjo cana asht zemra e shqipëris
drini
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 16:08
Cana luajti vetem 35m. Nuk vleresohet lojtari per kaq pak minuta. Per ne ai eshte legjende.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori