Giroud: Me Shqipërinë nuk do ta kemi të lehtë
Loja e mirë e Shqipërisë me 10 lojtarë kundër Zvicrës, ka bërë që në kampin francez të kenë frikë dhe ta marrin më seriozisht kombëtaren tonë.

"Shqipëria është me një skuadër me shumë kualitete brenda. Ne gjatë këtyre ditëve do t’i studiojmë në maksimum ata. Shqipëria nuk është dorëzuar ende, ne pamë një pjesë të ndeshjes që ata zhvilluan ndaj Zvicrës, dhe fati ynë i mirë është se Lorik Cana, kapiteni i tyre u ndëshkua me karton të kuq në atë sfidë dhe do të mungojë në Velodrome. Na pret një ndeshje shumë e vështirë por ne njëkohësisht do të japim maksimumin për të fituar sepse duam të marrin revansh, për atë humbje që pësuam në miqësore ndaj Shqipërisë në vitin 2015-të. Do të jetë një ndeshje tjetër me siguri por nuk kemi rrugë tjetër vec suksesit", ka deklaruar Oliver Giroud.

Shqipëria do të përballet me Francën të mërkurën e ardhshme, në Velodrome të Marseilles. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori