Granit Xhaka mesazh emocionues per Taulantin
Ditën e nesërme do të shkruhet historia në Francë, kjo pasi dy vëllezër do të luajnë për herë të parë si kundërshtarë në një kampionat evropian.

Për fat të keq ka qëlluar që këtë histori ta shkruajnë dy shqiptarë, Taulant dhe Granit Xhaka.

I vetëdijshëm dhe i prekur emocionalisht për këtë rëndësi të momentit, Graniti i ka dedikuar edhe një letër vëllait të madh, të cilën e ka postuar në Facebook.

“Vëlla, unë dhe ti gjithmonë kemi qenë të bashkuar, pa marrë parasysh situatën. Nesër do të jetë hera e parë që ne ballafaqohemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj e besoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se përkundër që 90 minuta do të jemi kundërshtarë, prapëseprapë do vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar ashtu siç vetëm vëllezërit mund të bëjnë. Një ndeshje asnjëherë nuk mund të na hy në mes, as si vëllezër e as si shokë. Të dëshirojë shëndet dhe shumë fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe gjithmonë do jesh shembull për mua”, ka shkruar Graniti në Facebook./Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 23:00
Adi balla
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 18:17
Mallëngjyese. Dy shqiptarë europianë.Dashtë zoti e u shtofshin këta lloj vëllezërish! Lum familja e lum atdheu! Përpara, bijtë e shqipes!
isra marku
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 21:09
shum e bkr
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori