Gruaja e Andi Lilës: U tremba kur e pashë në tokë
Ornela Lila, bashkëshortja e futbollistit të Kombëtares, Andi Lila, ishte në mesin e të gjithë shqiptarëve që u hidhëruan për humbjen e Shqipërisë me Francën dy ditë më parë në Marsejë. Por më shumë se për Kombëtaren, ajo shprehet se u shqetësua për bashkëshortin. Në një intervistë për Summer Pages, Ornela tregon momentet e para të komunikimit me të, pas humbjes së ndeshjes. Ajo tregon se pas lojës, Andi nuk mund ta fshihte dëshpërimin për humbjen:

“Me Andin fola pas humbjes për t’i dhënë pak moral, pasi ishte shumë i dëshpëruar për rezultatin e ndeshjes”, u shpreh Ornela për GSH.

Andi i ndjen shumë ndeshjet e Kombëtares, luan me zemër dhe me një motivim të jashtëzakonshëm. U preka shumë kur e pashë të përlotur, por ky është futbolli”, ka thënë më tej ajo. E pyetur për goditjen që i shoqi mori në fushë”, ajo tha:

“Kur e pashë pak minuta të shtrirë, u tremba shumë, por deshi Zoti nuk ishte gjë serioze dhe kur u ngrit, mora frymë lirisht. Por shpresoj dhe besoj shumë për kualifikim. Jam e sigurt që do të japin më të mirën për të fituar këtë ndeshje”./Albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori