Higuain pritet të zhvillojë stërvitjen e parë me Juventusin
Pëlqej
Higuain ka mbërritur zyrtarisht në Torino, pasi sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Juventusit. Gjatë dy viteve, Juventus pritet t’i paguajë Napolit plot 90 milionë euro.

Menjëherë Pipita ka përshëndetur tifozët e shumtë në numër dhe është nisur drejt klubit ku në orën 11:30 do t’i nënshtrohet një rituali mjekësor, shkruan "Calcio mercato".

Sipas axhendës, Higuain pritet që pasdite t’i bashkohet grupit për të kryer seancën e parë stërvitore në Vinovo. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori