Hysaj ende nuk rinovon me Napolin, shkak klauzola e shitjes
Rinovimi i Hysajt me Napolin nuk wshtw aq i thjeshtw sa ishte menduar. Edhe pse drejori sportiv i Napoli-t, Giuntoli, i ka paraqitur një akord të kënaqshëm sa i përket pagës menaxherit të lojtarit mësohet se ky i fundit ka shtyrë gjithçka për javën tjetër.

Mario Giuffredi, ka takuar drejtorin sportiv Giuntoli në Bolonja për të folur për një rinovim apo përmirësim të kontratës, e cila mbyllet në vitin 2020. Rinovim apo përmirësim, pasi në rast të zgjatjes së kontratës me Napoli-n deri në vitin 2021, do të kërkohet përfshira e një klauzole shitjeje”, bëri me dije Pedulla.

Praktikisht shkodrani nuk do që të ketë problemet e Gonzalo Higuain-it. Me vendosjen e një klauzole, Hysaj do të varej tërësisht nga presidenti i Napoli-t. Pra nëse një klub do të dëshironte shërbimet e tij atëherë duhet që të paguante klauzolën që siç e thamë tek Napoli është gjithmonë e kripur.

Tani Hysaj është në dilemë pasi pa rinovim nuk do të ketë rritje rroge. Në këtë pikë varet gjithçka nga Napoli që nëse bëhet më i kuptueshëm i rrit pagën shkodranit dhe i vendos në klauzolën e shitjes një shifër të arsyeshme.
Shtuar më 11/07/2016, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori