Inxhinieri çek dhe asistenti grek do gjykojnë finalen e kuqezinjve
Arbitri kryesor që do të gjykojë ndeshjen e fundit të Kombëtares me Rumaninë në grupet e “Euro 2016”, do të jetë Pavel Kralovec. Inxhinieri çek ka një eksperiencë gati 7 vjeçare në kupat e Europës dhe një ditë më parë ai gjykoi ndeshjen mes Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, takim i cili u fitua me rezultatin 0-2 nga këta të fundit.

Asistentë të tij në këtë takim sipas UEFA-s do të jenë Roman Slysko dhe Tomas Mokrush, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë greku Tasos Sidiropoulos.

Më herët, Kralovec nuk ka gjykuar ndonjë ndeshje të Kombëtares, apo të një klubi shqiptar.

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së dielës në "Stade de Lyon" me Rumaninë, në një sfidë vendimtare për kalimin ose jo të grupit. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori