Ja cili do të jetë kundërshtari i Italisë në fazën tjetër
Uefa në faqen e saj zyrtare ka publikuar lajmin për kundërshtarin e mundshëm të Italisë në fazën tjetër të Euro 2016.

Italia, e cila ndodhet në grupin E, tashmë është kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016, dhe do të takohet me skuadrën që përfundon e dyta në Grupin D.

Grupi D udhëhiqet nga ekipi i Spanjës, ndërsa Kroacia dhe Republika Çeke do të përballen në lojën e fundit të këtij grupi.

Spanja aktualisht ka gjashte pike, e për këtë arsye njëra mes Kroacisë dhe Çekisë do të jetë kundërshtari i Italisë në fazën tjetër./Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori