Ja kush është skuadra që përfiton më shumë financiarisht
Pëlqej
Mund të cilësohet si një shifër rekord ajo e arritur nga Barcelona sezonin e shkuar, pasi klubi katalunas ka arritur të mbledhë 679 milionë euro përfshirë këtu dhe përfitimet nga merkatoja, vlera pa të cilën përllogaritej në rreth 630-635 milionë euro.

Për herë të parë pas 11 vitesh, Barcelona ka kaluar Realin e Madridit, i cili sezonin e kaluar megjithëse fitoi Champions Leaguen, arriti të fitojë 620 milionë euro.

Reali i Madridit prej shumë vitesh udhëhiqte këtë listë duke arritur të përfitonte të ardhura rekord nga shpërblimet e UEFA-s, transferimet, të drejtat televizive dhe kontratat e sponsorizimeve. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori