Ja me sa shpërblehet Shqipëria për fitoren kundër Rumanisë
Triumfi i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian do t’i sjellë edhe të ardhura financiare Kombëtares.

Mësohet se fitorja kundër Rumanisë do të sjellë edhe një milion euro shtesë si bonus.

Kështu kishte vendosur para fillimit të kampionatit Evropian, UEFA që ndan nga një milion euro për ekipet fituese dhe 500 mijë për barazim, kurse kombëtarja që pëson humbje nuk shpërblehet.

Shqipëria me këtë fitore ka siguruar vendin e tretë me po aq pikë në grupin A, e cila bën që kuqezinjtë të shpresojnë në një kualifikim ma tutje. /Albeu.com/
Shtuar më 20/06/2016, ora 00:16
Armand Hasani
e Hënë 20 Qershor 2016, Ora 00:27
Dhe SHQIPONJA fluturoi e gezuar, gezimi eshte aq i madh sa lot i rrodhen. Bravo Shqipe,krenar me ty.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori