Ja si e goditi De Biasi asistentin e tij kur Franca i bëri gol Shqipërisë (VIDEO)
Gianni de Biasi nuk e përjetoi mirë humbjen ndaj Francës, sidomos kur ajo erdhi në fund të ndeshjes, pikërisht sapo kaloi minuta e 90-të.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë video e Gianni de Biasit, i cili goditi asistentin e tij, Paolo Tramezzani, pas pranimit të golit nga Franca në minutën e 90’të të ndeshjes – që më pas humbën 2:0 edhe përkundër paraqitjes së mirë gjatë 90 minutave.

Një gjë tjetër interesante në këtë video, është mënyra se si De Biasi dhe asistenti i tij japin të njëjtat instruksione në të njëjtën kohë për lojtarët. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori