Ja si e komenton Muller paraqitjen e tij në "Euro 2016"
Thomas Muller ka pasur një Evropian për t’u harruar me kombëtaren e Gjermanisë.

Mallkimi’ i Muller për të mos realizuar gol në një Kampionat Evropian, do të zgjasë për së paku edhe katër vjet.

Sulmuesi i Bayern Munichut, nuk ka qenë në formë shumë të mirë gjatë turneut që sapo kemi lënë pas dhe për këtë ka folur vetë lojtari, shkruan Telegraf.

“Kam qenë si një mysafir në fushë. Sillesha rrotull dhe ka pasur raste kur edhe për 20 minuta nuk arrija që të prekja topin me këmbë”, është shprehur Muller.Gjermania ka arritur deri në gjysmëfinale të Euro2016, ku është mundur nga Franca 0:2./Albeu.com/

Shtuar më 14/07/2016, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori