Ja si mbrohet FSHF për pankartën në stadium
Pas ankesës së Greqisë përmes një note proteste drejtuar UEFA-s për një baner mbi gjenocidin ndaj çamëve në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, UEFA hapi dje procedim disiplinor kundër Shqipërisë.

Por FSHF tashmë ka gati mbrojten e fokusuar në disa pika, duke shpresuar që do të shpëtojë edhe pa gjobë.

Sipas burimeve tona, FSHF planifikon të mbrohet pranë UEFA-s duke arsyetuar se baneri është shpalosur në një zonë neutrale të stadiumit, larg tribunës së tifozëve shqiptarë.

Argumenti i dytë është se asnjë prej tifozëve që gjendet pranë banerit nuk kanë të veshur fanellë shqiptare e as ndonjë simbol jetër të kombëtares tonë.

Dhe argumenti kryesor është fakti se përgjegjësia e parë për futjen e atij baneri në stadium i bie UEFA-s, si organizatore e ndeshjes dhe jo Kombëtares shqiptare.

Tani mbetet të shohim se çfarë vendimi do të marrë UEFA në lidhje me këtë rast në mbledhjene datës 21 korrik. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 00:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori