Ja tre ndeshjet që zhvillohen sot në Euro 2016
Sot në program do të kemi edhe tre përballje mjaft interesante në Euro 2016.

Ndeshja e parë e ditës së sotme në Euro 2016 do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 ndërmjet Turqisë dhe Kroacisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit D.

Të dy kombëtaret do të tentojnë që të fitojnë këtë takim, për të pasur një start të mirë dhe për t’iu afruar kualifikimit në fazën tjetër.

Ndeshja e radhës do të jetë ajo ndërmjet Polonisë dhe Irlandës veriore në Grupin C, e cila fillon në ora 18:00.

Takimi tjetër i këtij grupi dhe njëherit më interesantja e ditës së sotme do të zhvillohet në ora 21:00 ndërmjet kampionit të botës, Gjermanisë dhe Ukrainës.

Për Gjermaninë kjo do të jetë një mundësi e mirë për të treguar se ata janë ndër skuadrat favorite për t’u shpallur edhe kampionë të Evropës.

Ndeshjet:

Turqi – Kroaci 15:00
Poloni – Irlandë veriore 18:00
Gjermani – Ukrainë 21:00
Shtuar më 12/06/2016, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori