Jose Mourinho "injoron" fanellën e Chelseas (VIDEO)
Pëlqej
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk ka pranuar te nënshkruaj fanellën e Chelseas, me të cilën ka punuar prej disa vitesh.

Mesa duket, Mourinho nuk e kapërcen fundin e hidhur me Chelsean ndërsa tashmë ka refuzuar të japë autograf sipër fanellës të klubit londinez.

Gjatë turneut përgatitor në Kinë, Mourinho po jepte autografe kur një tifoz shfaqet me fanellën e Chelseas ndërsa "Special one" ka refuzuar të nënshkruajë duke e "injoruar" dhe kjo duket qartë dhe në videon në fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2016, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori