Juventus shënjestron Pogban
Pëlqej
Teksa lojtarët e tjerë të skuadrës stërviten intensivisht, drejtues të Juventusit nuk mund të durojnë që Paul Pogba të shijojë relaksin e pushimeve.

Nga ajo çfarë shfaqet duket sikur marrëdhëniet e mira mes Juventusit dhe Pogba i ka ardhur fundi, pasi francezi është vetëm një hap larg transferimit të bujshëm te skuadra e Manchester United.

Një postim i Juventusit në Twitter, është konsideruar si “goditje në distancë” për Paul Pogban.

“Disa punojnë shumë, ndërsa të tjerët shijojnë pishinat”, shkroi Juventus duke nënkuptuar imazhin e Raiolës dhe Pogbasë në pishina. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori