Lenjani: S'kemi kohë për të "qarë" Zvicrën, me Francën marrim pikë
Humbja në sfidën debutuese ndaj Zvicrës, vijon të mbetet mendjen e futbollistëve të Kombëtares. Gjithsesi Ermir lenjani preferon të shohë më shumë nga e ardhmja se nga e shkuara.

“Nuk kemi më kohë të mendojmë për atë që ndodhi me Zvicrën. Tashmë kemi dy ndeshje përpara, të mërkurën me Francën dhe më pas me Rumaninë. Duhet të japim maksimumin. Goli i pësuar, mungesë përqendrim? Nuk mund ta themi këtë. Jemi paraqitur mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, por kështu ndodh në futboll”.

Lenjani premton se skuadra do të bëjë maksimumin për të frenuar Francën.

“Shfaqëm probleme në mbrojtje në ndeshjen e fundit me Zvicrën. Mendoj se po të luajmë me vetëbesim, të paraqitemi si grup dhe si gjithmonë të vrapojmë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin, ashtu si në miqësoret ndaj gjelave, jam i sigurt se do të fitojmë ose do të marrim një rezultat shumë të mirë”.
Shtuar më 13/06/2016, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori