Llogaritë, ja "skenarët" e kualifikimit të Shqipërisë
Kombëtarja shqiptare do të luajë shanset e fundit për t'u kualifikuar në Europian në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë. Ppr cila janë kombinimet e mundshme që na kualifikojnë për në fazën tjetër?

Shqipëria mund të kalojë në 1/8 e finaleve si një prej 4 skuadrave të vendit të tretë në grupe”. Nëse kuqezinjtë do të mundin Rumaninë do të marrë 3 pikët dhe do të renditet e treta në Grupin A, pavarësisht rezultatit në sfidën mes Francës e Zvicrës.

Por, problemi qëndron se do të ketë edhe skuadra të tjera me 3 pikë, gjë që do të thotë se Kombëtares shqiptare do t’i duhet të fitojë në këtë përballje me rumunët me një diferencë golash sa më të madhe.

Nëse humbasim apo barazojmë, atëherë do të mbetemi jashtë "Euro 2016".

Shtuar më 17/06/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori