Majko krenar: Kombëtarja bëri histori! Çfarëdo të ndodhë do i pres në aeroport
Deputeti socialist Pandeli Majko, ndeshjen e kombëtares me Francën e ka konsideruar si historike dhe nuk është zhgënjyer nga loja që bënë kuqezinjtë, madje e ka zemrën të mbushur me emocion për atë që kombëtarja i ka sjellë Shqipërisë.

Në një status në Facebook, Majko flet me superlativa për djemtë e kombëtares shqiptare, De B

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Majkos në Facebook.

Franca e futbollit po kthehet për shqiptarët si një rishkrim i përrallës së Andersenit, “Rosaku i shëmtuar”…
Shumëkush priti që publiku europian të na priste ashtu sic ishim mësuar ta shihnim veten me… nënvleftësim.
Por, ndodhi krejt ndryshe. Ndeshja “epike” e Xhakave dhe vëllazëria jonë me zviceranët, goli i Mustafës për Gjermaninë e madhe, paraqitja dinjitoze e kombëtares sonë përballë Francës… Dhe në fund, BUKURIA E SHQIPTARISE që u shpalos nga tifozeria jonë si një mrekulli e pabesueshme për tu parë.
“Rosaku i shëmtuar” hapi krahët përballë publikut europian dhe ai pa vec një …SHQIPONJE të rritur.
Një gazetë franceze i tha të gjitha sa ndodhën me një titull të thjeshtë: “Shqiptarë ejani sa herë të doni!”
Kombëtarja jonë e futbollit na dhuroi dicka që ende se kishim gjetur me veten dhe të tjerët. Faleminderit djemve të kombëtares. Faleminderit italo-shqiptarit De Biazi. Mbi të gjitha, faleminderit shqiptarëve që u bënë bashkë në Francë në këtë ngjarje të madhe ku ne FITUAM duke humbur.
Kombëtare të tjera do të vinë për Shqipërinë por jo si kjo e tanishmja. Ajo na bëri të ndjeheshim kaq europianë dhe njëkohësisht kaq shqiptarë. Pa kufinj!
Ky nuk është vetëm futboll. Kjo quhet HISTORI!
Cfaredo që të ndodhi, do të jem në aeroport për të pritur djemtë e KOMBETARES dhe nuk do jem i vetmi! Futbolli vjen i dyti në atë që na dhuruan! Ata fituan “Kupën e Respektit” të Europës për shqiptarët dhe kjo është më shumë se futboll!
Faleminderit dhe forca deri në fund!/Albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori