Manaj te Pescara me klauzolë si Morata
Rei Manaj shihet nga Interi si një investim shumë i rëndësishëm dhe një sulmues me shumë perspektivë. Ndaj klubi zikaltër jo vetëm është siguruar që ai të kalonte te Pescara, në një skuadër ku të mund të shprehte talentin e tij, por edhe që të mund të rimerrte përsëri lojtarin në të ardhmen.

Sipas “Rete 8”, Manaj është trajtuar si yjet e futbollit botëror, duke i vënë një klauzolë të dyfishtë blerjeje në kontratë, ashtu siç kanë bërë Juventusi dhe Real Madridi me Alvaro Moratën.

Peskara ka pranuar të marrë në huazim sulmuesin shqiptar pasi Interi ka rënë dakord që në kontratë të vihet një klauzolë blerjeje përfundimtare nga kjo skuadër.
Shtuar më 06/07/2016, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori