Memushaj bën “shkesi” te Pescara për një lojtar të Kombëtares
Ledian Memushaj ka kontribuar shumë për ardhjen e Pescarës në Serinë A, dhe për këtë kanë menduar që t’i plotësojnë një dëshirë, për t’i sjellë një bashkëkombës.

Bëhet fjalë për Arlind Ajetin, ish­mbrojtësin e Frozinones, i cili zhvilloi gjashtë muaj shumë të mirë në Seria A, dhe vetë ai është shprehur se i pëlqen të vazhdojë karrierën në Itali.

“Corriere Dello Sport” shkruan se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është një ide edhe për Pescarën. Gjithsesi mbetet të shihet dhe paraqitja e Ajetit në sfidën ndaj Francës, ku besohet se do ta nisë tiutullarë. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori