Memushaj: Humbje e hidhur, duam 3 pikë me Rumaninë
Një prej lojtarëve më të mirë në fushë për Kombëtaren tonë, Memushaj nuk mendon aspak për lojën e mirë që zhvilluam, por sipas tij në fund vlejnë pikët.

“Më vjen shumë keq për këtë humbje dhe për shokët e skuadrës. Nuk vlen loja por golat.

Ky është futbolli. Të luash 90 minuta mjaft mirë, por e dinim që do të ishte shumë e vështirë. Ata patën raste e tyret, ashtu si edhe ne.

Sfida me Rumaninë? Dhe të luajmë qetë dhe të kërkojmë që të dalim të fituar nga ajo ndeshje”, u shpreh pas ndeshjes.
Shtuar më 15/06/2016, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori