Memushaj: Meritonim pikë ndaj Francës, me Rumaninë duam vetëm fitore
Mesfushori Ledian Memushaj beson se Shqipëria meritonte më tepër nga sfidat me Zvicrën dhe Francën, megjithatë i bën thirrje shokëve të skuadrës që të përqendrohen te dueli i fundit në grup me Rumaninë.

“Normalisht që jemi të mërzitur. por tani duhet ta harrojmë edhe të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë, pasi nuk kemi shumë kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por ai goli i pësuar në minutën e 90-të na preu këmbët.

Besoj që një pikë duhet të kishim marrë. Me këto dy ndeshje meritonim më tepër nga sa kemi arritur. Meritonim një pikë me Zvicrën dhe një ndaj Francës. Por, të gjitha këto duhet ti hedhim pas shpine”.

Memushaj e ka të qartë se për të shpresuar te qëndrimi më i gjatë në Francë, Kombëtarja duhet të marrë një fitore ndaj Rumanisë.

“Kemi tre ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë që duhet ta fitojmë me patjetër. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë. ata kanë vetëm një rezultat sepse duan të fitojnë, ashtu si edhe ne. Pres një ndeshje të bukur me hapësira”.


Shtuar më 16/06/2016, ora 20:02
nuredini france
e Premte 17 Qershor 2016, Ora 13:02
jeni per fitore deri ne fund ashtu eka sporti memushaj e meritoni kejt shqiptaret jan me ju persh mergimtari
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori