Messi apo Ronaldo? Ja përgjigjja e "diplomatit" Gomes
Pëlqej
Andre Gomes ka arritur që të përgjigjet me mjaft diplomaci ndaj gazetarëve kur është pyetur se kush është më i mirë, Leo Messi apo Cristiano Ronaldo.

Ja si është përgjigjur mesfushori 22-vjeçar, duke mos dashur të prish raportet me asnjërin prej "yjeve": “Të dy janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe është nder që do të luaj me të dy. E rëndësishme është që të dy kanë stilin e tyre. Kam fituar tituj me Ronaldon, ndërsa tashmë shpresoj se do të fitoj edhe me Messin”, tha Gomes gjatë konferencës për media. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori