Ministria Nikolla: Krenar për këta djemë
Mministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nuk e fshehu krenarinë që ndjente për këtë pjesëmarrje historike të kombëtares shqiptare në Euro 2016.

Ajo ndau me futbollistët emocionet e vajzës së saj studente në Francë, e të çdo emigranti siç tha “që falë jush ndjehen kryelartë”.

“Si ministre nuk e kam imagjinuar këtë privilegj, nuk kam fjalë për të shprehur emocionet”,- tha ajo më tej.

Nikolla shprehu më tej “mirënjohje të vecantë për shembullin frymëzues që i dhatë nxënësve dhe studentëve tanë. Shumë faleminderit si qytetare dhe prind që beson se ky vend mund të bëhet më i mirë, krenare për ju”.
Shtuar më 23/06/2016, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori