Mourinho në sulm për blerjen e Pogbas
Pëlqej
Mourinho ka lëshuar sinjalin e parë për të kuptuar se Pogba sezonin e ardhshëm do të transferohet në "Old Trafford". Gjithashtu "Special one" nënvizoi se edhe nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, nuk është fundi i botës pasi United nuk duhet të fokusohet te një lojtar, shkruan "Goal".

“Ne kemi vendosur katër objektiva transferimi. Deri tani kemi kryer me sukses tre prej tyre, por jam i bindur që edhe transferimi i radhës do të vijë.

Ne kemi themeluar profilin e katër lojtarëve për të përmirësuar skuadrën në reparte të ndryshme.

Edhe nëse nuk kryhet kjo transfertë nuk është fundi i botës, por une besoj se do i'a dalim”, u shpreh Mourinho. /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2016, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori