Në 51 ndeshje të Evropianit pritet të jenë 2.5 milionë tifozë
Kampionati Evropian i 2016-ës pritet të ketë shikueshmërinë më të lartë se më parë, kjo pasi do të zhvillohen 20 ndeshje më tepër se në kampionatet e kaluara

Sipas BBC-së në stadiumet e Francës gjatë Euro 2016 pritet të jenë prezent rreth 2.5 milionë tifozë. Ndeshja hapëse zhvillohet ndërmjet Francës dhe Rumanisë, që fillon nga ora 21:00, kurse nga ora 20:00 është ceremonia hapëse.

Ndërkohë ky Evropian është tejet i veçantë pasi Kombëtarja shqiptare po merr pjesë për herë të parë në një eveniment kaq madhor siç është Europiani.

Shqipëria do të përballet me Zvicrën të shtunën në ndeshjen e parë në Euro 2016, që zhvillohet në kuadër të grupit A. /Albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori