Nisin përçarjet, dy futbollistë braktisin kombëtaren
Pëlqej
Pas kthimit të kombëtares shqiptare në Tiranë ditën e djeshme, kanë nisur të vihen re e të zbulohen problematikat dhe përplasjet që kanë ndodhur në kampin kuq e zi.

Burime nga kombëtarja bëjnë me dije se gjatë qëndrimit të skuadrës në Francë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ishte parashikuar në fillim, shkruan syri.net.

Për këtë arsye, si shkak i një keqtrajtimi nga stafi i trajnerëve dhe përplasjes ne heshtje, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka nuk do ti bashkohen kombëtares shqiptare për ndeshjet e ardhshme eliminatore për kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Vet lojtarët në fjalë e kanë pohuar këtë fakt pasi nuk ndihen të respektuar dhe jo të trajtuar njësoj si lojtarët e tjerë.

Gashi pas rastit të humbur në ndeshjen e parë hapëse në grupin A, që kombëtarja jonë luajti me Zvicrën është sulmuar dhe anashkaluar nga trajneri i dytë, Paolo Tramezzani.

Kjo sjellje e Tramezzanit nuk i ka pëlqyer Gashit dhe ka dal me një vendim personal për të braktisur kombëtaren. Po ashku edhe Taulant Xhaka pas gjestin që kreu në zëvendësimin në ndeshje me Zvicrën ku përplasi bidonin ujit në tokë ka krijuar një armiqësi me trajnerin De Biasi dhe Tramezzanin.

Marrëdhëniet midis tyre janë ftohur dhe Xhaka është shprehur do të braktis ekipin dhe nuk do të pranoj asnjë ftesë për ndeshjet e ardhshme. /Albeu.com/
Shtuar më 24/06/2016, ora 18:30
bahriu
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 20:11
Nuk besoj se djemte e kan bere nje gje te tille p nese bejne kete mund te shkojne pa frike te luajne nen flamurin e shkinve .skuadra si edhe shteti ka dike qe e qeverise e nuk munde te bejne si duan por te djersisin e te jene fjale paket se nuk luajne per tu dukur por per flamurin me te bukur ne Bote nemeroni deri ne 10 djeme pastaj vendosni se asnje flamure qofte edhe ai bluja si i grekerve qe ka kosova nuk ju behet si ai i shqipeve dy krenare
lerini llafet e ktheuni tek nena juaj SHqiperi beni te ndihen krenare ata qe jeten dhane [per kete flamure rrofte SHQIPERIA ETNIKE.
Kuqezi
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 20:58
... ikin kombetaja ecen perpara
Mala
e Premte 24 Qershor 2016, Ora 22:42
duhet vlerësuar edhe rrespekuar çdo vendim i secili lojtari.
Ata luftuan ne stadium, provuan gjithçka, po fati nuk ishte me neve.
Ata qe luftuan, nuk ja tradhtarë, per per shqipëtaret ja heronje ð
Toni
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 00:39
Jeni te mireseardhur ne repezentacionin e Kosoves Xhaka dhe Gashi ku do ta keni respektin maksimal
senat sinani
e Shtunë 25 Qershor 2016, Ora 19:24
Po i jap drejt gashit dhe taulantit keta dy lojtar te shkelqyer qe ka nevoj kebtarja sdin te mir kujdeset per keto te dy. por mos ket shpresa me per kombtaren se nuk do ket me asnje lojtar do jet e percarje totale..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori