Një lajm i keq për kombëtaren në prag të sfidës me Rumaninë
Burim Kukeli nuk do të jetë i vetmi që do të mungojë në kombëtare për ndeshjen kundër Rumanisë. Një tjetër mungesë e sigurt do të jetë ajo e Naser Alijit, i cili është dëmtuar gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe nuk do të jetë i pranishëm për kuqezinjtë.

Trajneri De Biazi po e mendonte seriozisht aktivizimin e futbollistit nga Kumanova, duke parë edhe mbingarkesën e Agollit i cili ka zhvilluar dy ndeshje në maksimum ndaj Zvicrës dhe Francës, transmeton Panorama.

Por dëmtimi i lojtarit, ndonëse stafi mjekësor e ka cilësuar të kalueshëm, bën që në këtë ndeshje të jetë përsëri i padiskutueshëm aktivizimi i Agollit që nga minuta e parë.

De Biazi ka bërë të qartë se do të aktivizojë vetëm futbollistë të cilët janë në maksimumin e kondicionit fizik. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori