"Pas golit të Mustafit, interesi për Shqipërinë është rritur në Gjermani"
Pas golit të Mustafit, interesi për Shqipërinë në Gjermani është rritur. Goli i futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi për Gjermaninë ka zënë një hapsirë të veçantë edhe në bisedimet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka vizituar sot Tiranën dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me të, homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati theksoi se “edhe ne po kontribuojmë për Gjermaninë, me gola, si ato të Shkodran Mustafit”.

Deklarata e tij u mirëprit nga Steinmeier i cili tha: “Po, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani pas kësaj”. /albeu.com/


Shtuar më 14/06/2016, ora 12:09
niku
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 17:29
Kur eshte per interes krenohen me neve, perndryshe na quajn maqedon
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori