Poloni-Portugali, sfida për një biletë në gjysmëfinale
Ndeshja Poloni-Portugali hap "luftën" për një biletë në fazën gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Sot të dy skuadrat do të kërkojnë të prekin lavdinë, për të vazhduar sa më larg këtij kompeticioni.

Polonia vjen në çerekfinale pasi mposhti Zvicrën me penallti ndërsa Portugalia fitoi me Kroacinë falë një goli në minutën e 117’ nga Quaresma.

Pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e fortë, ndërsa në letër Portugalia është skuadra që favorizohet më shumë. /albeu.com/


Shtuar më 30/06/2016, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori