Presidenti i Islandës braktis tribunën VIP, ulet me tifozët
Performanca e Islandës në “Euro 2016” vijon të tërheqë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare. Pasi Anglia u eliminua vetëm pak ditë më parë në fazën e 1/8-ave, ata do të kenë përballë Francën në çerekfinale.

Ekipi modest pritet të ketë një mbështetje të zjarrtë nga tifozët e saj në shkallët e stadiumit, paçka se luajnë kundër vendit organizator, Francës.

Por tifozët e Islandës do të kenë edhe një mbështetës special pranë tyre. Presidenti islandez ka thënë për “CNN” se do ta ndjekë ndeshjen në shkallët e stadiumit me tifozët e tij.

“Përse mund të shkoj në tribunën VIP dhe të pijë shampanjë kur këtë mund ta bëj kudo?”,-ka thënë ai duke buzëqeshur, ndërsa ka shtuar se: “Jo, do të jem në shkallët e stadiumit bashkë me tifozët dhe do të vesh fanellën e Islandës”.

Islanda është një nga skuadrat surprizë të këtij europiani. Pas eliminimit të Anglisë me rezultatin 1-2, ata duket se po merren seriozisht nga ekipet e mëdha./Albeu.com/
Shtuar më 01/07/2016, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori