Reagon Mavraj, ja si e shpjegon humbjen
Mërgim Mavraj ndihet krenar për tifozët dhe lojën e zhvilluar nga skuadra, ndërkohë që ai ka analizuar edhe gabimet e minutave të para duke i justifikuar në këtë mënyrë:

"Sot ka qenë një festë e madhe. Ishte një ndeshje e madhe, e mbushur me gëzim nga tifozët, por fatkeqësisht nuk arritëm ti shpërblenim tifozët tanë.

Nuk dua të flas për gabimet, por për paraqitjen tonë. Nuk di a ka shumë skuadra që pas kësaj fatkeqësie të luajnë si ne. Kemi pasur shumë mundësi shënimi, dhe e befasuam kombin tonë me këtë lojë.

Golat e pësuar? Edhe Franca gaboi dje. Këto janë ndeshje të mëdha. Të gjithë bëjnë gabim por i shfrytëzojnë edhe rastet. Ne nuk i shfrytëzojmë shumë mundësitë tona për shënim. Kjo ndeshje na bën shumë optimistë për sfidat e ardhshme", u shpreh Mavraj pas ndeshjes.
Shtuar më 11/06/2016, ora 17:39
Alban
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 20:14
Do ta fitojmë Francën.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori