Receta e Kukelit: Ja si i korrigjojmë gabimet në mbrojtje
Mesfushori i Kombëtares sonë, Burim Kukeli ishte më i miri në fushë në sfidën ndaj Zvicrës, por kjo nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga ndeshja e parë.

"Na mungoi goli. Na mungoi gjithashtu edhe vëmendja në momentin kur pësuam gol. Duhet të ruheshim mirë, por pësuam dhe nuk patëm forcë për të reaguar. Arritëm të reagonim në lojë, por lojën pozitive nuk e shndërruam dot në një gol që mund të ishte shumë i vlefshëm për ne".

Kukeli në intervistën e dhënë për "Panorama Sport" flet dhe për mënyrën se si mund të përmirësohen kuqezinjtë sa i përket gabimeve.

"Në këtë rast ishte pak më normal, se edhe presioni ishte i madh para ndeshjes. Deshëm të jepnim të gjithë zemrën në fushë. Por në disa raste mund edhe të bllokosh veten në këtë mënyrë. Pasi pësuam golin e 1-0, u çliruam pak dhe patëm edhe ne raste. Pastaj kur merr edhe karton të kuq, normalisht që është e vështirë. Por në pjesën e dytë e kemi korrigjuar pak veten, nuk kemi luajtur keq", u shpreh Kukeli.

Shtuar më 13/06/2016, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori