Ronaldo i prish ëndrrën Bale-it, Portugalia në finale (VIDEO)
Portugalia është finalistja e parë e Europianit të Francës. Luzitanët mundën me lehtësi 2-0 Uellsin, duke siguruar një biletë për në mbrëmjen e madhe të Lionit pas 12 vitesh, teksa do të presin sfidën e nesërme për të mësuar emrin e kundërshtarëve.

“Brazilianët e Europës” dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes duke qenë më konkret në lojën e tyre. Fraksioni i parë i lojës ishte nën diktatin e luzitanëve, por që nuk u mbyll me sukses, raporton Albeu.

Në pjesën e dytë Ronaldo zhbllokoi shifrat me një goditje fantastike me kokë. Ylli portugez vendosi edhe nj rekord duke shënuar 9 gola, aq sa Platini.

3 minuta më pas ishte Nani që dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e parë në këtë kompeticion brenda 90 minutave. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2016, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori