Sa të pafat jemi, u mundëm por dominuam (VIDEO)
Shqipëria debuton me një lojë fantastike në Europian, por fatkeqësisht del nga fusha me një humbje minimale 0-1. Fati dhe gabimet në minutat e para na kushtojnë një ndeshje të cilën e dominuam edhe pse pjesën më të madhe me 10 lojtar.

Kombëtarja jonë e nis ndeshjen mjaft keq duke u befasuar që në minutën e 5-të, pas një goditje këndi të kthyer në gol nga Schar. Mbrojtësi i helvetëve përfitoi dhe nga dalja e gabuar e portierit Berisha.

Kuqezinjtë tanë reagojnë në minutat në vijim me Armando Sadikun, i cili shpërdoron një shans të artë në minutën e 26-të përballë porttierit Sommer.

Në minutën e 31-të, Kuqezinjtë tanë mbetën me një lojtar më pak në fushë pas daljes me kartonë të kuq të kapitenit Lorik Cana i cili ndërshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Xhemaili ndërkohë trondit shtyllën në një goditje dënimi.

E çuditshme, por e vërtet, futbollistët e Kombëtares sonë luajnë mjaft mirë në pjesën e dytë, duke pasur disa mundësi mjaftë të mira për të shënuar me Sadikun, ndërkohë që Gashi bën atë që nuk duhet teksa dy minuta nga fundi nuk arrin të mposhtë portierin Sommer.

Kombëtarja jonë meritonte të paktën 1 pikë me lojën që zhvilluam, por ishim të pafat. Kualifikimi mbetet i hapur. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 16:53
Robert
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 18:26
Shkelqyshem lozen cunat Fati nuk ishte me ne
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori