Sfida me Francën/ Statistikat ogur i mirë për kuqezinjtë
Mbrëmjen e sotme, Franca dhe Shqipëria do të përballen në Marsejë në kuadër të takimeve të dyta finaliste për “Euro 2016”.

Gjelat” luajnë për fitore për sigurimin e kualifikimit, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë pikë të vlefshme pas humbjes ndaj Zvicrës.

Sipas statistikave të publikuara nga “Eurosport” të përballjeve të fundit, francezët kanë fituar 4 nga 6 ndeshjet e luajtura, por Shqipëria nuk është mposhtur në dy ndeshjet e fundit, duke marrë një fitore dhe një barazim në miqësore.

– Përballja e fundit u vendos nga goli i Ergys Kaçes në qershor të vitit 2015.

– Shqipëria nuk i ka mundur asnjëherë “gjelat” në Francë.

– Shqipëria ka pësuar 9 gola në 3 transfertat e luajtura në Francë.

– Shqipëria nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshjet e fundit ndaj francezëve.

– Aktualisht Shqipëria ka humbur dy ndeshjet e fundit, por nuk humbet në ndeshjen e tretë radhazi që prej tetorit të vitit 2013 (në tre ndeshjet e fundit, Kombëtarja ka një fitoren me Katarin dhe dy humbje me Ukrainën dhe Zvicrën).

– Franca ka humbur vetëm 1 nga 11 ndeshjet e luajtura në Valodrome të Marsejës (kundër Argjentinës në vitin 2009).

– “Gjelat” kanë luajtur dy herë deri më tani në Marsejë në fazën finale në europian: Një humbje ndaj Çekosllovakisë në vitin 1960 dhe një fitore ndaj Portugalisë në vitin 1984. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori