Shaqiri: Kam respekt për Shqipërinë por luaj për fitore
Shaqiri: Luajmë për fitore por kam respekt për Shqipërinë
Ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri dha një intervistë ekskluzive për të dërguarin e SuperSport në Lens Egi Duro një ditë para përplasjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët.

Nga emocionet në hedhjen e shortit, te marrëdhëniet me futbollistët kuqezi dhe tek festa nëse i shënon Shqipërisë. Përtej respektit për bashkëkombasit e tij 24-vjecari kërkon fitoren ndaj formacionit të De Biasit.

“Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e vecantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi.

Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam respekt për Shqipërinë sepse e dime nga e kemi vendlindjen. Europiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë.”
Shtuar më 10/06/2016, ora 17:47
drilon hoxha
e Shtunë 11 Qershor 2016, Ora 12:29
ti sje shqiptar ti do që mira tifoz shqipëtar te jen te dëshpruar kët e do ti
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori