Shkëlzen Gashi në Serinë A?
Shkëlzen Gashi mund të rikthehet që të luajë në Europë pas Kampionatit Europian. “La Gazzetta Dello Sport” shkruan se për të po interesohet skuadra e Pescaras.

Aktualisht ai luan në SHBA me Coloradon. Paga mund të jetë një arsye që ai ta refuzojë ekipin italian, po ashtu edhe pozicioni i Pescaras, që ngjitet këtë sezon në Serie A.

Te Colorado ai paguhet 1.5 milionë dollarë në vit dhe për Pescaran kjo është një shifër e madhe. Te Pescara luan edhe Ledian Memushaj, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë në Europian.

Shtuar më 29/06/2016, ora 15:05
Gashi
e Mërkurë 29 Qershor 2016, Ora 18:44
Hahaha a kejt shqiptaret npeskara dojn me lujt
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori