Shqiponjat apo gjelat do fitojnë?
“Fitojnë shqiponjat apo gjelat? Kjo ka qënë pyetja që ka startuar një media franceze, e cila ka publikuar fotomontazhin e mësipërm të punuar nga agjencia Energjia e Francës (EDF).

“Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Kombëtaren e Francës këtë të mërkurë në orën 21:00", shkruajnë ato.

"Eshtë raundi i dytë për të dyja ekipet. Shqipëria vjen pas një humbjeje të ngushtë me Zvicrën, kurse Franca vjen pas një fitoreje aspak bindëse me Rumaninë.

Një fitore për Shqipërinë do të hapte shpresat për kualifikim të mëtejshëm, ndërkohë që një e tillë për Francën do t’i siguronte asaj vazhdimin e aventurës në Euro 2016”, përfundojnë mediat. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori