Skualifikim me kusht për Rusinë në "Euro 2016"
Rusia mund të përjashtohet nga "Euro 2016", sepse tashmë UEFA nuk mjaftohet me këshilla e paralajmërime.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të pezullojë me kusht Rusinë.

Kjo do të thotë se çdo problem që do të shkaktojë tani e tutje tifozeria ruse brenda një stadiumi, menjëherë do të vijë përjashtimi automatik i Rusisë nga Europiani.

Vendimi ka lidhje vetëm me ngjarjet brenda stadiumeve, ndërkohë që UEFA ka gjobitur me 150.000 euro Federatën Ruse. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori