Spanja dhuron spektakël, turpëron Turqinë (VIDEO)
Spanja dhuron spektakël në ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian. Skuadra e Del Boskes shkatërroi 3-0 Turqinë, duke shënuar edhe rezultatin më të thellë në “Euro 2016”.

Alvaro Morata zhbllokoi sfidën në minutën e 34-të, pas një goditje të bukur me kohë. Kampionët e Europës nuk u ndalën me kaq duke realizuar një tjetër gol pas 3 minutash me Noliton.

Në pjesën e dytë Spanja vulosi rezultatin në minutën e tretë me anë të një aksioni spektakolar të Iniestës, David Albës dhe të finalizuar serish nga Morata. Me këtë humbje Turqia mbetet në vendin e fundit me asnjë pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori