Statistikat e nxjerrin Rumaninë super favorite ndaj nesh (FOTO)

Kombëtarja shqiptare ka statistika aspak të mira as ndaj kundërshtarit të radhës, Rumanisë. Kuqezinjtë tanë nuk fitojnë ndaj rumunëve prej 68 vitesh.

Në 8 ndeshje ndaj tyre, kemi humbur 6 dhe barazuar vetëm dy.

Sfida e parë daton në vitin 1972 në Bukuroresht, teksa humbëm 2-0. Rumunët na mundën edhe në vitin 1973, por me një rezultat më të thellë 1-3 në Tiranë.

Ndaj rumunëve u përballëm dy herë në vitin 1087, teksa humbëm të dy ndeshjet 0-1 dhe 5-1. Në 2006, Rumania na mposhti 2-0 në Tiranë, ndërkohë që një vit më pas do ta shkatërronte 6-1.

Dy barazimet e vetme ndaj rumunëve i kemi marrë në vitin 2010 dhe 2011, të dyja me të njëjtën rezultat 1-1. /albeu.com/


Shtuar më 16/06/2016, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori