Tare: Franca vuajti taktikisht përballë Shqipërisë
Igli Tare, në një intervistë të dhënë për “L’Equipe” eshte rrefyer se nuk e ka harruar emocionin që ka marrë prej tifozëve në periudhën kur ishte në fushë me fanellën e Kombëtares.

“Franca vuajti taktikisht përballë Shqipërisë. Me atë që pashë në këtë ndeshje, ‘blutë’ nuk më bindin”, ka deklaruar ish-sulmuesi i kuqezinjve.

Shqipëria është ndjekur prej kohësh nga tifozët dhe për çdo paraqitje të tyre, mbështetja në shkallët e stadiumit është e madhe. E njëjta gjë po ndodh edhe në Francë.

“Tifozët e Shqipërisë janë të shkëlqyer. Ka qenë një atmosferë e mrekullueshme dhe shumë ‘fair play’. Mendoj që është një reklamë e shkëlqyer për futbollin”, ka deklaruar Tare. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori