Tare zbulon prapaskenat: Ajetin mund të ishte i Lacios nëse ...
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka dalë sot para mediave, për të folur për çështjen Bielsa, por edhe për merkaton.

“Biseduam me Bielsën dhe dëshironte të takoheshim. Qëndroi dy ditë në Romë dhe i shpjeguam botën Lacio, duke ia lënë në dorë atij zgjedhjen. Iku në Argjentinë për të biseduar me familjen dhe na tha se dëshironte një kontratë vetëm për një sezon, për të folur më pas në fund të sezonit. Pasi mori miratimin e familjes, sekretari i përgjithshëm i klubit shkoi në Argjentinë për të mbyllur çdo detaj.

Kur u takuam, na tha që kishte parë të paktën 5 ndeshje për çdo lojtar të Lacios, edhe të të rinjve. I propozuam disa emra në merkato dhe aprovoi Zhardel e Adriano, ndërsa kërkoi 4 blerje. Më pas, kur u kthye në Argjentinë ndryshoi qëndrim dhe rivuri gjithçka në diskutim, edhe Adriano e Zhardel, si dhe bllokoi afrimin e Arlind Ajetit, edhe pse kishim marrëdhënie pozitive dhe mund të mbyllnim gjithçka pa problem" u shpreh Tare.
Shtuar më 09/07/2016, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori