Të veçantat e ndeshjeve të djeshme të Euro 2016
Dita e dytë e Euro 2016 rezervoi 2 fitore dhe një barazim në mbrëmje duke vendosur rekorde dhe regjistruar statistika të reja për skuadrat dhe futbollistët pjesëmarrës. Kështu Fabian Schar shënoi golin më të shpejtë në historinë e kompeticionit, kur mposhti Berishën në mesditë.

52 sekonda në fushë ju deshën Duda-s për të barazuar përkohësisht ndaj Uellsit. Ky ishte goli më i shpejtë i një zëvendësuesi që nga viti 2004, kur Valeron shënonte pas 39 sekondash. 60 topa të prekur në pjesën e parë dhe 129 në tërë ndeshjen ndaj Shqipërisë, e bënë Xhakën të parin helvet që arrin dicka të tillë.

Ndërkohë Bale që hapi sfidën ndaj Sllovakisë, kishte shënuar të parin gol personal ndaj të njëjtit rival në Tetorin e 2006. Madrileni që paguhet në një javë sa Coleman te Uellsi në një vit, u bë i pari britanik që shënon nga goditje standarte në këtë historinë e aktivitetit.

9 herë Anglia dhe 2 herë Skocia kanë dështuar të fitojnë ndeshjen e parë në kampionatin evropian. Duke mundur Sllovakinë, Uellsi u be e para skuadër britanike që fiton në startin e këtij eventi. Skuadra e Coleman e gjeti 8 herë portën e rivalëve, më shumë se cdo skuadër tjetër që ka zbritur deri tani në fushë.

5 nga këto gjuajtje ishin të Bale, i cili barazoi Francën dhe la pas, Sllovakinë me 3 gjuajtje, kuqezinjtë dhe Rumaninë me 2 të tjera. Barazimi ndaj Anglisë ishte i pari rezultat pozitiv për Rusinë pas humbjeve 4-1 që kishte pësuar në startin e 2008 ndaj Spanjës dhe 2012 ndaj Rep Ceke.

Anglia që kishte fituar 10 eliminatoret përpara Francë 2016, dështoi në të 9-ën pjesëmarrje të fitonte ndeshjen e 1-rë. Në pesë të radhës, ishullorët kanë kaluar në avantazh por në fund kanë barazuar 3 herë dhe humbur 2. Dier u bë anglezi i vetëm në 10 vjet që shënoi nga goditje standarte, pas Beckham ndaj Ekuador në Gjermani 2006. /supersport/
Shtuar më 12/06/2016, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori