Thuajse e kryer, Juventus bën blerjen e tretë në merkato
Juventus është shumë pranë blerjes së tretë në merkaton e verës. Bardhezinjtë janë vetëm një hap larg talentit kroat Marko Pjaca.

Kampionët e Italisë kanë kaluar Milanin, duke i paraqitur një ofertë më të mirë Dinamos së Zagrebit, plotë 26 milionë euro në pjatë.

Allegri në këtë mënyrë bën për vete një talent të madh, i cili është vetëm 21 vjeç, teksa mosha ka qenë edhe arsyeja që strategu italian hoqi dorë nga Cuadrado. Kolumbiani është 7 vjet më i madh. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2016, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori