UEFA ka një lajm fantastik për Shqipërinë, ia kalojmë Francës (FOTO)

Statistikat e pasimeve
Nuk ka vetëm lajme të këqija nga Franca për Shqipërinë. Paraqitja në ndeshjen e parë ka qenë fantastike nga kuqezinjtë tanë megjithëse nuk arritëm që të merrnim pikë.

UEFA sapo ka publikuar skuadrat më përqindjen më të lartë të pasimeve në ndeshjet e para në Kampionatin Evropian.

Zvicra është përfaqësuesja me pasimet më të sakta në "Euro 2016" me 92% saktësi të pasimeve, aq sa kanë bërë edhe Portugalia e Gjermania.

Spanja është e katërta në renditje, ndërsa Shqipëria e pestë me 88% saktësi. Në këtë mënyrë skuadra jonë është edhe më e mirë se e Francës me të cilën do të përballemi sonte në mbrëmje. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 16:28
Albeu.com
e Enjte 16 Qershor 2016, Ora 17:11
na kan mujt na kan pordh! Kemi loj perseri !
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori