Vata: Shqiptarët e Zvicrës nuk u angazhuan sa duhet kundër Shqipërisë
Ish-ylli i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka analizuar humbjen e Shqipërisë nga Zvicra (0:1) në ndeshjen e parë të Euro 2016.

Ai mendon se lojtarët shqiptarët të Zvicrës nuk i kanë dhënë zor ndaj ekipit kuqezi.

“Ishte një ndeshje, ku në fund fitoi skuadra më e mirë. Megjithatë, duhet theksuar se edhe Zvicra nuk është se i dha shumë gaz. Lojtarët shqiptarë të Zvicrës, përveç Xhemailit, treguan se kanë një ndjenjë për kombin dhe në momente të veçanta nuk u angazhuan si duhet”, ka deklaruar ai për Supersport.

“Afrimiteti me lojtarët tanë, shoqëria që ata kanë dhe marrëdhëniet që kanë ndërtuar, bënë që të mos ishin në 100% ndaj Shqipërisë. Skuadra jonë dha maksimumin e mundshëm, ndërsa Zvicra përtej minutave të para në fillimin e lojës, më pas kishte një ritëm më të ulët”, deklaroi ish-kapiteni i Kombëtares.
Shtuar më 13/06/2016, ora 14:13
Iliri
e Hënë 13 Qershor 2016, Ora 15:14
Bla bla bla
Naser
e Martë 14 Qershor 2016, Ora 07:07
E vërtet është kjo se nuk kan luan turp si luajnë me te tjeret
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori